HomeAktualitetEdhe Saranda çohet në protestë, kërkon shkarkimin e Lleshaj

Edhe Saranda çohet në protestë, kërkon shkarkimin e Lleshaj

spot_img

Vrasja e Klodian Rashës nga policia mëngjesin e djeshëm ka nxjerrë në rrugë edhe qytetarët e Sarandës.

Një grup të rinjsh nga Saranda, u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës, në orën 20.00  në mjediset e jashtëme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë në shenjë solidariteti me  protestat e nisura në Shkodër e për të vijuar mandej në disa qytete në Shqipëri në mbështetje të 25 vjecarit të vrarë,

Klodian Rasha nga një efektiv policie. Nga gjykata  turma e të rinjve me një banderolë në dorë ku shkruhej “Drejtësi për Klodianin” në qendër të të cilës ishte edhe vetë fotoja e të riut të vrarë, u nis drejt Komisariatit të Policisë. Pas një minutë heshtje secili prej tyre ndezën nga një qiri dhe të shoqëruar edhe me nga një trëndafil të kuq i vendosën në mjediset e jashtëme të Komisariatit.

“Ky tubim sonte, këta qirinj të ndezuar, u shpreh njeri prej të rinjve është një homazh dhe  në respekt të 25 vjecarit që iu shua jeta nga dora e një efektivi policie. Kërkojmë drejtësi dhe zbardhje sa më shpejt të ngjarjes. Nuk i organizoi askush këta të rinj. Thirrja përmes rrjeteve sociale i bëri ata bashkë.

E ndërsa janë shprehur se kërkojnë drejtësi  për jetën e të riut 25 vjecar Klodian Rasha u shprehën se kjo mënyrë e mbrëmjes së sotme do të vijojë edhe në ditët në vijim edhe në Sarandë. Të protestosh për të drejtën tënde, të vëllait, shokut është një nga pikat themelore të demokracisë, thanë ata, ndërsa herë pas here hidhnin parullat “Rama ik”. Në fund të rinjtë banderolën e varën në një  nga bordurat ndarëse me hekura tek Komisariati.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular