Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Fier-Fermë, ku janë përplasur një makinë tip ‘Benz’ dhe një motor.
Nga aksidendi ka humbur jetën 60-vjeçari me inicialet R. T., i cili drejtonte motorrin.
Policia e Fierit/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Fermë, në vendin e quajtur ‘Kalçeto’, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ është përplasur me një motorçikletë tip ‘Lifan’ me drejtues shtetasin R. T., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.