HomeAktualitetBasha: Edi Rama heshti 3 ditë për të manipuluar vrasjen e Klodian...

Basha: Edi Rama heshti 3 ditë për të manipuluar vrasjen e Klodian Rashës nga policia

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike në një konferencë për mediat është shprehur se Edi Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi.

Basha në fjalën e tij është shprehur se është e papranueshme sjellja e tij pas vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha i cili heshti tre ditë dhe nuk gjeti kohë të ngushëllonte familjen.

Kthehet ditë për ditë te vendi i krimit, sic kthehen ata që janë bërë pjesë e krimit me neglizhencën dhe poshtërimin të gjakut të viktimës. Harroni pastaj avancimin drejt BE, të jetë për këtë njeri një ditë më shumë se 25 prilli të qëndrojë do të kërcënohet integrimi në BE. 3 ditë rrugëve të Nju Jork në dyqanet më luksoze dhe nuk gjeti një minutë kohë për të ngushëlluar familjen e Klodian Rashës, ndërsa tani kthehet ditë për ditë te vendi i krimit.

Një ditë më shumë se 25 prilli të qëndrojë, do të rrezikojë edhe lëvizja e lirë e shqiptarëve, harrojeni më integrimit. Gjuha e tij e urrejtjes nxit reagimet më negative te shqiptarët. Asnjë ndjeshmëri për vrasjen e të riut. Tre ditë heshtje, sepse mendoi se do ta manipulonte edhe këtë ngjarje. Komunikatat e policisë për dy ditë u munduan të fajësonin viktimën. Dhe Edi Rama do vazhdonte të heshtte. Ai është gati të shesë këdo për të shpëtuar lëkurën e tij, ndaj e shiti Sandër Lleshajn. Jo se reflektoi. Edhe po të shkojë 5 herë në ditë te familja e Rashës, thjesht iu tregon shqiptarëve sa i pandjeshëm është”, tha Basha./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular