Një ngarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku një zjarr ka shpërthyer në azil dhe kanë humbur jetën 11 persona.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë na azilin e Isbuldino. Në azil në momentin e shpërthimit të zjarrit ishin të pranishëm 15 persona ku 4 kanë arritur të shpëtojnë vetë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se viktimat janë gjetur pasi ka arritur të shuhet zjarri.
Shtëpia e të moshuarve nuk ishte e licencuar dhe tragjedia mund të jetë shkaktuar nga shkeljet e sigurisë. Shërbimet e urgjencës, megjithatë, thanë se shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar.