HomeKronikeSulmoi dhe plagosi shqiptarin, arrestohet djali i biznesmenit të fuqishëm grek

Sulmoi dhe plagosi shqiptarin, arrestohet djali i biznesmenit të fuqishëm grek

spot_img

Policia greke ka mundur të arrestojë brenda pak orëve një shtetas grek, i cili goditi dhe plagosi një shtetas shqiptar pasditen e se martës në lagjen Peristeri të Athinës.

Sipas policisë greke, 32-vjeçari punonte në një dyqan shitje automjetesh në kohën që pati një përballje verbale me djalin e biznesmenit grek, i cili fillimisht e fyeu për origjinën e tij dhe në vazhdim e goditi me sende të forta dhe e plagosi në këmbë me një pistoletë të cilën e mbante pa leje.

32-vjeçari shqiptar mundi të shkojë vetë deri në një klinikë që ndodhet aty pranë, lëvizje që i shpëtoi atij jetën, pasi mjekët e klinikës mundën ti ndalnin hemorragjinë.

Në vazhdim 32-vjeçari, emri të cilit për momentin nuk bëhet publik, u dërgua në spitalin Thriasio, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore thanë se ishin banorët e lagjes, të cilët e panë incidentin që njoftuan autoritet. Ata mundën të dallojnë targën e automjetit me të cilën u larguan autorët.

Patrulla të policisë identifikuan makinën e autorëve dhe mundën të vënë në pranga dy autorët, të dy shtetas grekë.

Policia thotë se autori i ngjarjes është person me precedentë penalë. Në të shkuarën ai është arrestuar për sulm ndaj policisë, por u lirua pak muaj më vonë, ndërsa është akuzuar edhe disa herë të tjera për sulme të dhunshme.

Të dy autorët do të dërgohen për masë sigurie në gjykatë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular