Një sherr me thika ka ndodhur mes adoleshentëve në Vlorë.
Sipas informacioneve për mediat, një grup të rinjsh, prej më shumë se 30 veta, janë përfshirë në një sherr masiv me thika.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të të rinjve. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar. Grupi i adoleshentëve ka qenë problematik edhe më herët, por ky është sherri më i madh mes dy grupeve për shkak të numrintë madh të të rinjve që morën pjesë.