HomeAktualitetEMRAT/Bardhi: Nga Rama tek...kush janë 7 personat që SPAK duhet t'i hetonte...

EMRAT/Bardhi: Nga Rama tek…kush janë 7 personat që SPAK duhet t’i hetonte për dosjen 184 (VIDEO)

spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar edhe njëherë si të paligjshme nga ana e SPAK, mbylljen e dosjes 184 nga Prokuroria e Dibrës, duke akuzuar vetëm 4 zyrtarë apo ish-zyrtarë lokalë ndërkohë që janë lënë jashtë emra të rëndësishëm të cilët kanë shitblerë votën në Dibër. Bardhi thotë se 7 emrat sipas të cilit duhet të përballen me ligjin për krimin e shitblerjes së votave në 2016 në Dibër, janë nga Rama, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Imer Lala, Dionis Ymeri, Pjerin Ndreu, por edhe të tjerë.

Ai gjithashtu merr shembullin e Robert Agës, ish-shefit të komisariatit Dibër që është marrë i pandehur duke shtruar pyetjes se për kë i vodhi zgjedhjet në 2016.

Kujtojmë se sot Prokuroria e Dibrës mbylli hetimet për dosjen 184 duke akuzuar vetëm 4 persona, përveç Robert Agës, edhe Drini Gjeci ish Drejtor i Arsimit në Dibër, dhe dy administratorët e njësive Tomin e Lurë, Nuri Meda dhe Hasan Hoti.

Postimi i Gazment Bardhit

Shitblerja e votave, e konstatuar nga prokuroria ka përgjegjës, së pari, Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Imer Lalën, Dionis Ymerin, Pjerin Ndreun dhe të tjerët. Keta duhet të përballen me ligjin për krimin që kanë kryer.

Shqiptarët presin ndëshkimin e organizatorëve dhe nxitësve të krimeve elektorale. Loja e SPAK dhe ping – pongu me dosjen në segmentin Tiranë-Dibër, nuk është kurrë justifikim për mungesën e drejtësisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular