Gazetari Artan Hoxha, ndërsa ka komentuar nga studio e ABC News emërimet e reja ministrore të Ramës, ka zbuluar se ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi e ka marrë në pyetje për shkrimet e tij në kohën kur ishte oficer i policisë gjyqësore.
Gazetari rrëfeu se kjo ka ndodhur kur Bledi Çuçi ishte oficer i policisë gjyqësore pranë prokurorisë së Tiranës ku e ka marrë në pyetje për 2 nga 3 paditë që ishin ngritur kundër tij nga qeveria e kohës, për një artikull me titullin “trafiku me kontrabandën e hidrokarbureve”.
“Mendova se ministri i Brendshëm do të ishte ndonjë emër i panjohur që vjen nga institucione apo ambiente që nuk i njohim, por kryeministri bëri një zgjidhje tjetër. Besoj se këtë e bëri për të shmangur një mos dekretim nga Presidenti
Unë jam çuditur pse Çuçi u zgjodh ministër Bujqësie, jo i Brendshëm. Sepse në CV-në e tij, kanë thënë ku ka punuar është marrë me reformën zgjedhore, etj, por Çuçi ka qenë oficer i policisë gjyqësore, pranë prokurorisë së Tiranës.
Mua më ka rastisur se kam pasur 3 padi, 2 që janë ndjekur direkt nga Çuçi. Jam marrë në pyetje nga Bledi Çuçi, kanë qenë të treja procese, nga të cilat 2 shkuan në gjykatë. Proceset i fituam. Aty e kam njohur Çuçin, rrethanat nuk do të doja të ishin ato. Bledi bënte hetimin, pyetjet, merrte deklarimet e mia. Ishte pa eksperiencë sapo kishte nisur.