HomeAktualitetEMRI+FOTO/Humb jetën nga Covid- 19, ish-deputeti i PD-së, mesazhi i guvernatorit Sejko...

EMRI+FOTO/Humb jetën nga Covid- 19, ish-deputeti i PD-së, mesazhi i guvernatorit Sejko për bankierin e njohur

Një tjetër politikan i njohur ka humbur jetën nga Covid- 19. Bëhet fjalë për ish-deputeti i PD, Bedri Çollaku, i cili ishte shtruar prej javësh në spital, pasi ishte prekur nga koronavirusi, ai ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Çollaku lindi në Tiranë, në vitin 1950. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1973 pranë Bankës së Shtetit Shqiptar. Ishte diplomuar në Shkenca Ekonomike nga Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar programin e Akademisë Harvard të Pireus Bank. Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranës.

Pas një eksperience si Drejtor i Përgjithshëm në fushën e Biznesit Privat, ai bashkohet në 2002 me Tirana Bank si Drejtor i Departamentit të Kredisë. Që prej vitit 2008 ai ishte Anëtar i Bordit të Tirana Bank dhe Drejtor Ekzekutiv i saj, post të cilin e mbajti deri në vitin 2015 me tërheqjen e tij në pension.

Guvernatori i Bankes se Shqipwriss, Genc Sejko ka shkruan per kete humbje: “Me hidhërim të thellë u njoftova për largimin e parakohshëm nga jeta të z. Bedri Çollaku. Me një karrierë të spikatur e mbi 40-vjeçare në fushat e bankingut qendror e tregtar, z. Çollaku do të kujtohet si një ndër ekspertët që ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90. Z. Çollaku ishte drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit. I nderuar me çmime të shumta për punën e tij si ekspert i sistemit bankar, interesat dhe përvoja e spikatur e z. Çollaku u pasqyruan edhe në rolin menaxherial që kreu me energji e ndershmëri deri në fund të jetës.
I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes e miqve. Kjo është një ditë e trishtë për sistemin bankar të vendit”, shkruan Sejko.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular