Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij, 19-vjeç, pasi akuzohen se kanë goditur punonjësit e OSHEE.
Sipas policisë, babë e birë goditën fizikisht për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE, R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë.
Njoftimi:
Vlorë
Goditën punonjësit e OSHEE-së për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari, shpallet në kërkim djali i tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. C, 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. C., 19 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë, pasi:
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur fizikisht për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE-së, shtetasit R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë.