Nga Bujar Leskaj
Të dashur miq!
Sot më 29 Dhjetor kremtojmë 30 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Vlorës dhe kontributin e themeluesve të saj; zotërinjtë Afrim Jupi, Ventigjar Hamzaraj, Alfred Zijai, Roland Tafili, Hasko Hoxha, Bilal Cela, Manol Bono, Aleks Tahiti, Bujar Borshi, Vilson Cipi, Erokle Sava, Petrit Stefa, Nexhat Veipi, Esat Hasani, Vilson Haxhiraj si dhe zonjat Vilhelme Haxhiraj, Irma Halili e shumë të tjera. Ky është një përvjetor që nuk i takon thjesht një partie, por i takon të gjithë shqiptarëve. Në gur-themelet e PD-së së Vlorës qëndrojnë të gjitha aspiratat tonë si shqiptarë, për liri, për demokraci, për ekonomi të lirë si dhe vokacioni ynë i përbashkët për një Shqipëri si Europa. Historia që ka prodhuar Partinë Demokratike, përfshirë degën Vlorë, është një moment krenarie për çdo shqiptar pasi bashkë me të, shqiptarët rrëzuan diktaturën më të egër të Europës Lindore dhe e rikthyen Shqipërinë në hapësirën e demokracisë europiane, të mohuar padrejtësisht.
Në 30 vite, Partia Demokratike Dega Vlorë ka qenë ndoshta dega që është përballur me sfidat më të mëdha të këtij tranzicioni, por edhe në kohë tepër të errëta, ajo nuk ka rreshtur kurrë së qenit një parti pikësëpari e qytetarëve të Vlorës dhe e pashkëputur nga inspirimi i Lëvizjes Studentore. Natyrisht, 30 vite nuk përshkruhen dot me 30 rreshta, por e vërteta është, sikurse e ka theksuar edhe lideri historik i Partisë Demokratike, Prof. Dr.Sali Berisha, se Partia Demokratike është “lokomotivë e integrimeve europiane dhe euroatlantike” që kulmuan me integrimin në NATO dhe liberalizimin e vizave me BE-në për shqiptarët.
Në këtë 30 vjetor, po përballemi me një situatë ku qytetarët shqiptarë nuk e meritojnë të jenë, e as që nuk e kishin imagjinuar se do të ishin pas 30 viteve.
Liria, ekonomia, demokracia, fjala e lirë dhe aspirata jonë europiane gjenden të kërcënuara dhe të rrezikuara.
Në këtë 30 vjetor, Partia Demokratike Vlorë nuk përkujton thjesht një datë, por konfirmon angazhimin e saj historik që të gjithë shqiptarët i besuan 3 dekada më parë, per cilën sikurse vet Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha është shprehur “30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë, 30 vjet për Partinë Demokratike, gjithmonë zëri i shqiptarëve”.
Në këtë 30 vjetor, Partia Demokratike Vlorë nuk përkujton thjesht një datë, por konfirmon angazhimin e saj historik që të gjithë shqiptarët i besuan 3 dekada më parë, per cilën sikurse vet Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha është shprehur “30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë, 30 vjet për Partinë Demokratike, gjithmonë zëri i shqiptarëve”.
Në këtë 30 vjetor, Partia Demokratike Vlorë ashtu si 30 vite më parë do të rizgjojë shpresat dhe besimin se e ardhmja e shqiptarëve, e fëmijëve tanë, e rinisë tonë është në duart tona, PD nuk do të ngurojë së qeni zëri i të gjithë shqiptarëve edhe me 25 prill, kur të gjithë ne si shqiptarë duhet të sjellim ndryshimin tjetër për Shqipërinë. Ndryshimin që nuk buron nga ndjesi të përkatësisë partiake, por buron nga dashuria për vendin tonë, Vlorën tonë, familjen tonë, për të ardhmen tonë të përbashkët, pasi ishin këto ideale që 30 vite me parë krijuan Partinë Demokratike te Vlorës dhe bashkë me të sollën ndryshimin e madh për shqiptarët.
Dua të shpreh një falenderim të vecantë për ata demokratë dhe demokrate që me sakrifica të mëdha ringritën PD Vlorë mbas vitit të mbrapshtë 1997, të gjithë ata që përgjatë viteve 2013 -2020 kanë mbështetur me kurajo Partinë Demokratike, drejtuesit e PD Vlorë për kontributin e tyre: zotërinjtë Afrim Jupi, Ibrahim Vasjari, Bedri Shaska, Adhurim Musaraj, Argent Grabova, Ismet Mersini, Shpëtim Xhyheri, Agron Sharra, Ardian Kollozi, Moisi Meminaj, Gramoz Nazëraj, Shezo Balili, Genc Deromemaj, antarët aktualë të kryesisë dhe drejtuesit aktualë të fushatës së PD në Vlorë.
Edhe njëherë, të nderuar miq, gëzuar 30 vjetorin e Partisë Demokratike Vlorë, dhe le të jetë kjo një ditë bashkimi për cdo demokratë dhe demokrate për të punuar me guxim për Vlorën e të ardhmes për Shqipërinë e të ardhmes.
…
Në vijim të këtij shkrimi do të postoj pjesë nga libri “Fillimi i lëvizjes demokratike në Vlorë 1990-1991”, shënime historike të studiuesit, historianit, themeluesit të PD në ’90, qëndrestarit dhe rithemeluesit të PD në ’97 dhe vazhduesit në vitet e opozitës 2013-2020 Enver Memishaj(Lepenica), Kap.II, fq 51-62.