HomeAktualitet“Kur palla ngrihet....”/ Ironia e aktorit Naun Shundi: Edhe nëse qeveria s’do...

“Kur palla ngrihet….”/ Ironia e aktorit Naun Shundi: Edhe nëse qeveria s’do na i jepte pagat, prapë do të ishim të kënaqur. Sipas disa burimeve…

spot_img

Referuar disa burimeve të tij të konfirmuara tashmë, por të pa deklaruara, Shundi thotë se buxheti financiar i pagesave për të tërë aktorët e Teatrit Kombëtar (aktualisht të papunë), do të shërbente për të ulur në mënyrë të ndjeshme deficitin buxhetor. Kështu kjo do të sillte, sipas tij, përmirësimin e treguesve mikro dhe makroekonomik, do të rriste ndjeshëm balancat e eksport- importit, duke bërë të mundur që GDP-ja te kishte një rritje rreth 7.03 përqind, në raport me tremujorin e tretë të tremujorit te kaluar.

“E rendesishme eshte qe cdo shtetas duhet te mare te ardhura te mjaftueshme per jetesen e familjes se vet edhe kur ai nuk punon. Ai mund te beje palle duke jetuar me te ardhurat qe vijne nga ai qe punon. Lind pyetja.

Po n.q.s edhe ai qe punon do qe te bej palle?! Atehere kemi te bejme me nje sistem palloshes, kur palla ngrihet ne sistem. Palle eshte rrenja e fjales rrumpalle, qe gjithmone perfundon ne rrumpallhone,” e mbyll reagimin e tij Shundi.

E plotë:

Faleminderit qeverise qe vijon te na jape rrogat mujore. Edhe po te mos na i jepte, ne prap, do te ishim te kenaqur. Sipas disa burimeve te konfirmuara, por jo te deklaruara, buxheti financiar i pagesave per te tere aktoret e Teatrit Kombetar (aktualisht te papune), do te sherbente per te ulur ne menyre te ndjeshme deficitin buxhetor, do te permiresonte treguesit mikro dhe makroekonomik, do te rriste ndjeshem balancat e eksport- importit, duke bere te mundur qe zhi- di- pi- ja te kishte nje rritje rreth 7.03 perqind, ne raport me tremujorin e trete te tremujorit te kaluar.

Keto statistika, te konfirmuar edhe nga organizmat nderkombetare na bejne shpreseplote, qe pikerisht, keto tregues mikro- makroekonomik, do te na mundesojne nje zhvillim mikromakroekonomik, ne menyre qe te arrijme rezultatin e parashikuar fale ketyre zhvillimeve: “ Sejcili shtetas ne gjendje per pune, mund te punoje ose jo”. E rendesishme eshte qe cdo shtetas duhet te mare te ardhura te mjaftueshme per jetesen e familjes se vet edhe kur ai nuk punon. Ai mund te beje palle duke jetuar me te ardhurat qe vijne nga ai qe punon. Lind pyetja.

Po n.q.s edhe ai qe punon do qe te bej palle?! Atehere kemi te bejme me nje sistem palloshes, kur palla ngrihet ne sistem. Palle eshte rrenja e fjales rrumpalle, qe gjithmone perfundon ne rrumpallhone.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular