HomeUncategorizedTë shtëna me kallashnikov në Lezhë, kapen dy të rinjtë që terrorizuan...

Të shtëna me kallashnikov në Lezhë, kapen dy të rinjtë që terrorizuan banorët

Dy të rinj nga Milot, kanë terrorizuar banorët e një fshati në Lezhëm duke qëlluar me kallashnikov në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gajush, ndërsa policia ka bërë arrestimin e 19 vjeçarit dhe 29 vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Gajush, Lezhë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia njofton se u bë i mundur identifikimi në kohë reale i 2 shtetasve që kishin qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gajushi”, si rezultat i të cilit u bë kapja e arrestimi i personave të dyshuar:

-R. H., 19 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. H. dhe ambientit përreth saj, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit S. H., ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular