Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Këlcyrë-Përmet, ku është përplasur për vdekje një 62-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
“Në datën 03.01.2021, rreth orës 07:00, njoftohemi se në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kutal ka ndodhur një aksident, ku mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili udhëtonte me bicikletë. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Zh. K.”, njofton policia.
Ndërkohë bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit M. Sh. është shoqëruar në Komisariatin e Përmetit për të kryer veprimet proceduriale. Grupi herimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.