HomeKronikeSherri nisi në lokal, policia jep detaje për plagosjen me armë të...

Sherri nisi në lokal, policia jep detaje për plagosjen me armë të 24 vjeçarit në Shkodër

spot_img

Policia ka dhënë detaje për plagosjen me armë zjarri q është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se shtetasi Eduard Lekndreaj, 24 vjeç, është qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës, ndërsa policia ka identifikuar autorin.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Mark Lula” në periferi të qytetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka identifikuar autorët.

Palët janë konfliktuar në një lokal në orën 20:00 të kësaj mbrëmje ndërsa me pas ka përfunduar me plagosjen pak minuta më parë.

“Më datë 11.01.2021, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi E. L. 24 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.“, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular