Vendi nisi sot fushatën e vaksinimit, ku dozat e par ajanë për punonjësit e shëndetësor, ndërsa të parët e morën injeksionin shefja e Infektivit, Najada Çomo, kryeministri Edi Rama dhe mjekët Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.
Por në një video të publikuar nga “Ora News”, dy të moshuar, pasi kanë dëgjuar lajmin për nisjen e vaksinimit, janë drejtuar për te stadiumi “Air Albania” me shpresën se do të kishte vaksina edhe për ta.
Ata thanë se kishin dëgjuar në televizor lajmin për vaksinimin dhe se kishin ardhur për të marr dozën e tyre.
“Për vaksinat kena ardh. Në televizor kena dëgju dhe kemi ardh mos na i bën kush. Me zor po presim. Edhe pensionistët mbi 75 vjeç do të vaksinohen. E dha televizori gjithë ditën. Për atë punë erdhëm”, tha ai moshuari.