Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të qytetit të Shkodrës.
Është plagosur në këmbë shtetasi Eduart Lekndreaj 24 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen “Tre heronjt” në Shkodër pas një konflikti të çastit.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 11.01.2021, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi E. L. 24 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.