Abuzimi i vajzës 13-vjeçare nga njerku në Ksamil ka tronditur mbarë opinion publik. Elidon Xhaferri ka përdhunuar vajzën e bashkëshortes së tij, Elentina Xhaferri qëkur ajo ishte 9-vjeçe.
Ai shfrytëzonte momentet kur Elentina ishte në punë, largonte djalin e vogël nga shtëpia dhe abuzonte me vajzën e mitur.
Ditën e djeshme, Elentina ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka treguar se Elidoni i kërkonte ta lante vajzën dhe ajo mendonte se e bënte si baba.
“Ai ‘kapte’ vajzën sa herë unë largohesha nga shtëpia. Nuk e kisha kuptuar
Më kërkonte të lante vajzën, mendoja se e bënte si baba. I kërkova të vizitoja vajzën te gjinekologu sepse pashë diçka, nuk më lejoi. Vajza erdhi dhe më tregoi te puna, më pasi i tha motrës sim. Elidoni e pranoi se përdhunonte vajzën time pasi i ballafaqova”, rrëfeu ajo e tronditur.