HomeAktualitetShpërthimet alarmojnë Lezhën, banorët: Erdhën nga ajri, kemi frikë për cunam

Shpërthimet alarmojnë Lezhën, banorët: Erdhën nga ajri, kemi frikë për cunam

spot_img

Lezha u trondit mbrëmjen e sotme nga dy shpërthime të fuqishme që alarmuan banorët, por ende nuk është zbuluar se nga çfarë u shkaktuan.

Për “abc news”, banorët kanë rrëfyer se panikun e përjetuar, ndërsa thonë se goditjet erdhën nga ajri dhe se kanë frikë për cunam.

“Ama ça goditje ishte. Ne po hanim bukë, ishte një goditje e jashtëzakonshme, shtëpia u drodh, dolëm në sekondë përjashta. Kur erdhi goditja tjetër, ishte goditje nga ajri, ishte nga ajri dhe kanë shpërthyer në ajër.

Ishin dy goditje punë sekondash. Kam lajmëruar operativin e zonës, ata thanë nuk dimë asgjë. Ne kishim frikë, mos vjen ndonjë tip cunami. Dolëm jashtë nga frika, por nuk pamë gjë, për mua ishin goditje nga ajri” thanë dy nga banorët.

Dy shpërthimet e fuqishme janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë por ende nuk ka asgjë të raportuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular