Një mesazh i dërguar nga WhatsApp për mikun e tij zbulon një tjetër detaj nga ngjarja e rëndë e zhdukjes së sipërmarrësit italian në Shqipëri, Davide Pecorelli.
Një shok i tij në Itali, me të cilin Davide Pecorelli ishte gati të niste një biznes në të njëjtin sektor, shprehet se ka marrë një mesazh nga italiani që dyshohet se është djegur në makinën e tij teksa udhëtonte në Pukë.
“Davide kaloi pothuajse të gjithë muajin dhjetor në Shqipëri: më 15 ai më shkroi në WhatsApp: ‘Unë hapa një ‘show room’ në një qendër tregtare … Deri në datën 6 është luftë. Unë prenotova fluturimin e kthimit për 10 janar