Grekët duket s e akne harruar pandeminë e koronavriusit, pasi mijëra njerëz shkuan sot në qendër të Athinës, për të përfituar nga zbritjet e dimrit nëpër dyqane.

Në fotot e publikuara nga mediat greke, shihen turma njerëzish që rrinë afër njëri-tjetrit, duke mos respektuar rregullat anti-COVID.

Në terren ishin edhe shumë forca policore, për të garantuar respektimin rregullave, por duket as ata nuk e arritën dot.

Ndërkohë numri i rasteve të infeksioneve me COVID në Greqi vijon të mbetet shqetësuese, ndërsa numri i viktimave është po ashtu i lartë.







