Avokati i pensionuar, Jeffrey Woolf, është kthyer në shtëpi pasi kaloi 306 ditë në spitalin që ishte vendosur në javët e para të pandemisë, pasi ishte infektuar me koronavirus.
Besohet se ky britanik 74-vjeç, ka kaluar kohën më të gjatë në spital gjatë procesit të shërimit nga COVID-19.
Pasi daljes nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, është dërguar për shërim në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me koronavirus që i ka shkaktuar paralizën e pjesshme të trupit.
Faza e parë e shërimit të tij ka zgjatur 127 ditë, ku 67 prej tyre i kaloi në respirator.
Në rehabilitim ai kaloi 179 ditë tjera, ndërsa dje është dërgua në shtëpi.