Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mamurrës këtë mesditë.
Një plagosje me armë zjarri ka tronditur zonën.
I plagosur me armë ka mbetur Myslim Lika rreth 65 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pranë një njësie tregtare. Ky i fundit mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 13:25, në Mamurras,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi M.L.,60 vjeç,banues në fshatin Gjorëm,Kurbin i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.