Një konspiracionist, i cili nuk besonte ekzistencën e COVID-19 dhe nuk pranonte të mbante maskë, ndërroi jetë si pasojë e virusit të rrezikshëm, vetëm një ditë pasi rezultoi pozitiv.
Gary Matthews, 46-vjeç, kishte qenë i sëmurë për rreth një javë, para se të rezultonte pozitiv me COVID.
Ai ndërroi jetë i vetëm në banesën e tij në Shrewsbury, Shropshire, Angli.
Ai kishte insistuar se koronavirusi nuk ekzistonte, ndërsa kishte deklaruar se nuk do të zbatonte asnjë prej masave të deklaruar nga qeveria, për të ndalur përhapjen.