Një i arrestuar që ishte lënë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ mësohet se i ka dhënë fund jetës.
Bëhet fjalë për një 40-vjeçar nga fshati Bënç i Tepelenës.
Burime bëjnë me dije se T. Dura ka punuar si taksixhi, ndërsa ishte vënë në pranga disa kohë më parë nën akuzën e trafikut të klandestinëve.
Ai ka qenë nën masën e arrestit të shtëpisë, dhe ka pasur sot ditën e gjyqit. Por nga frika dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me automatik.
Jo më larg se mëngjesin e sotëm, një tjetër vetëvrasje ndodhi në burgun e Peqinit, ku i dënuari Gjergj Selimi u vetëvar, kur i kishin mbetur edhe dy vite vuajtje dënimi.