Motër e vëlla ishin dy fëmijet e mitur që rrezikuan të mbyteshin sot në mëngjes në lumin Gjanica që pershkon qytetin e Fierit.
Personi i cili u erdhi në ndihmë dhe i shpëtoi, i cili ishte një kalimtar i rastit, ka treguar për mediat momentet kur fëmijët kishin rënë në lumë dhe po kërkonin ndihmë.
“Unë isha dalë xhiro e në një moment i pashë ku po kacavirreshin tek kangjellat. Njërit prej tyre i shkau këmba. Tjetri u hodh për të ndihmuar të motrën dhe aty në moment i mori rryma e i solli në pjesën përpara. Aty e pashë që nuk kishin shpëtim, u hodha me gjithë rroba i nxorra jashtë. Vajza ishte zëre e vdekur, kurse djali rezistoi pak më tepër. Të parën nxora vajzën, të dytin djalin. Erdhi i mori ambulanca dhe i çoi në spital”, tha djali