Muaji janar nuk u mbyll mirë për Shqipërinë sa i përket shifrave të të prekurve me Sars Cov2, por edhe atyre që humbën jetën si pasojë e Covid-19.
Sot është 1 shkurt dhe deri në këtë datë, Komitetit Teknik të Ekspertëve anticovid vendosi që të mos i ndryshonte masat. Pra aktualisht janë ende në fuqi, masat: si ajo e kufizimit të lëvizjes së popullatës, nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Vijon të jetë i pezulluar aktiviteti i bareve dhe restoranteve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Universitetet vazhdojnë mësimin online, ndërkohë që deri sot vazhdojnë të jenë të pezulluara fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar. Por çfarë do të ndodhë gjatë kësaj jave, a do të kemi një ndryshim të masave?
I ftuar në ‘Wake Up’, kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj bëri të ditur se sot do të njofton edhe masat e reja.
Ai theksoi fort se nuk do të ketë lehtësim të tyre, pasi shifrat e të infektuarve dhe të shtruarve janë në rritje.
“Sot do të ketë një komunikatë për sa i përket masave. Nuk mendoj se do ketë lehtësim të masave, sepse tregues janë në rritje dhe kur janë në rritje di fillimin, por ajo rritje vazhdon ato dy javë siç kemi mësuar dhe për dy javë numri i të sëmurëve dhe të shtruarve në spital normalisht të çon drejt ezaurimit të burimeve që ke në dispozicion. Jemi në vlerësim e sipër, sot do të ketë një komunikatë.
Tani kemi përsëri rritje. Ajo që është tipike në këtë moment është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç. Është numri më i rritur, është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme.
Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë. Kemi mosha të reja të shtruar në spital”, tha Brataj.