Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj akuzon kryeministrin Edi Rama se u hapi derën kriminielëve në parlament dhe në qeveri. Duke postuar një video me deklaratat e Ramës Alibeaj thotë se duhet një qeveri që mendon për njerëzit.
“Pas 8 vjet dështimesh, Rama sjell kriminelë dhe korrupsion në qeverinë e tij – një qeveri që kujdeset për veten e saj jo për njerëzit. Ne do ta largojmë Ramën dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë në Shqipëri! Me ne Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbasë!” – shkruan Alibeaj.