HomeAktualitetFOTO/Covid-19 i merr jetën arsimtarit nga Gramshi, ja mesazhi i kolegut

FOTO/Covid-19 i merr jetën arsimtarit nga Gramshi, ja mesazhi i kolegut

spot_img

Covid-19 i ka marrë jetën edhe Sami Dollanit, 71-vjeçarit nga Gramshi, emër i njohur për arsimin në këtë rreth.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë kolegët e tij, të cilët flasin me elozhe për ish mësuesin dhe drejtuesin e arsimit në Gramsh.

“Me hidhërim të thellë mësuam se është ndarë nga jeta papritur dhe parakohe ish kolegu ynë i nderuar z. Sami Dollani.

Z Sami dha një kontribut të çmuar për zhvillimin e arsimit në rrethin e Gramshit në të gjitha hallkat e këtij arsimi, si mësues, si metodist, si drejtues etj.

Në çdo funksion, tërë jetën u dallua si model i korrektësisë, përkushtimit dhe bashkëpunimit në grup me kolegët, me nxënësit, me vartësit, me komunitetin, pushtetin vendor e qëndror.

Do ta kujtojnë gjatë mësuesin e tyre të dashur breza të tërë nxënësish, kolegësh e bashkëpunëtorësh qe ai i donte dhe respektonte vazhdimisht.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, djalit dhe vajzave për këtë humbje të madhe.U prehsh në paqe miku ynë”, shkruan kolegu i Dollanit, Myrteza Murati, publikuar në faqen “Gramshi te Ju”.

Siç mëson Ora News, Dollani ka ndërruar jetë ditën e djeshme në një prej spitaleve private në Tiranë, ndërsa në buletinin e sotëm të raportuar nga Ministria e Shëndetësisë nuk është raportuar si rast.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular