Rrufeja ka shkrumbuar një pjesë të madhe të një shtëpie në Jug të vendit.
Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 ka pasur një shkarkim rrufeje në shtëpinë e qytetarit Vasil Qesko në fshatin Neohor, bashkia Finiq, i cili ka djegur plotësisht katin e parë të vilës dykatëshe.
Zjarrfikësja e bashkisë e ndodhur menjëherë në vend ka mundur të shpëtojë katin e dytë të vilës. Fatmirësisht nuk kishte njerëz në shtëpi pasi janë në Greqi. Dëmet materiale janë të konsiderueshme.