HomeKronikeMaqedoni, zbulohet punishtja e parave falso, i përfshirë edhe një shqiptar

Maqedoni, zbulohet punishtja e parave falso, i përfshirë edhe një shqiptar

spot_img

Policia maqedonase po heton për ekzistencën e një punishteje për falsikimin e parave në rajonin e Tetovës.  Brenda grupit hetimor bëjnë të ditur se paratë e kapura të falsikuara më 27 janar në një kazino të Kumanovës, krijojnë pista hetimi në rajonin e Tetovës ku dyshohet për një punishte, e cila jo pak bankënota i ka lëshuar për përdorim, njofton Alsat.

Informacionet e fundit të cilat po i përpunon Policia lidhen me ngjarjen e 22 janarit, kur pak minuta para mesnate personat e dyshuar nga Kumanova kanë marrë një shumë parash nga një person në afërsi të pikës së pagesave në Zhelinë.

Para ka marr edhe një shtetas nga Kosova identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i njohur për policinë.

E gjitha që i është thënë Policisë është fakti se paratë janë marrë nga një person me makinë të tipit Audi rreth orës 22:00 në afërsi të Tetovës.

Në treg janë lëshuar kryesisht bankënota 50 dhe 100 euro.

Të njëjtat janë përdorur në harxhimet e përditshme si: restorante, kafene, qendra tregtare dhe kazino.

Subjektet, të cilat kanë pranuar shumën e parave gjithashtu janë vendosur nën hetimin e policisë, ndërsa jozyrtarisht mësohet se disa kazino po hetohen për shkak të marrjes së parave të falsikuara dhe për më tepër valutave euro.

Më 27 janar në Kumanovë u arrestuan dy shtetas për lëshimin në qarkullim të parave të falsikuara.

Në makinën e një 43 vjeçari të arrestuar janë gjetur edhe 11 bankënota, ndërsa paraprakisht ishte konstatuar se i njëjti në shoqëri të një 32-vjeçari kanë lëshuar në përdorim një shumë të konsiderueshme të parave të rreme, vlerë e cila sipas Policisë arrin në 80 mijë denarë.

Sipas Kodit Penal, përpunimi, lëshimi dhe përdorimi i parave të falsikuara dënohet nga 1-10 vite burg, ndërsa në masë efektive përfshihet edhe personi fizik apo subjekti i cili i ka pranuar të njëjtat dhe nuk i ka denoncuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular