HomeKronikeMe probleme shëndetësore prej mbrëmjes së djeshme, nxirret me varkë nga Oboti...

Me probleme shëndetësore prej mbrëmjes së djeshme, nxirret me varkë nga Oboti një 5-vjeçare

spot_img

Një 5-vjeçare është larguar me varkë nga Oboti deri tek rruga kryesore për Shkodër për shkak të përmbytjeve që e kanë bërë të pamundur edhe lëvizjen e mjeteve të ushtrisë.

Mësohet se vajza 5-vjeçare ka paraqitur probleme shëndetësore që prej mbrëmjes së kaluar me të vjella dhe dhimbje barku.

Por, për shkak të errësirës dhe stuhisë ka qenë i pamundur transportimi, ndaj u bë ditën e sotme. Fëmija u dërgua në spitalin e Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vajza ka pasur fillimisht temperaturë dhe më pas bark dhe të vjella dhe me komunikimin e mjekëve është mbajtur në banesë gjatë natës për shkak të kohës së keqe duke u përpjekur të përmirësohet gjendja, por pa rezultat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular