Janë publikuar pamjet e rënda të viktimës së atentatit që ndodhi paraditen e sotme në Fier. Në videon e publikuar nga ‘JOQ’, Shkëlzen Kastrati shihet i vdekur me cigaren në dorë brenda makinës së tij “Mercedez Benz”.
42-vjeçari Shkëlzen Kastrati mbeti i vrarë sot në një atentat të mirëorganizuar në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.
Sipas policisë, ai u qëllua disa herë nga një person, i cili u largua me pas me një automjet tip “Range Rover”. Makina që u largua autori u gjet më pas e djegur në fshatin Daullas të Fierit.