Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku një vajzë e re është goditur me shpullë nga një police.
Në një video të publikuar nga “Dosja.al”, shihen dy policë që kanë ndaluar tre qytetarë, për shkak të mos mbajtjes së maskës.
Qytetarët duket ndërsa debatojnë me fjalë me policët dhe mundohen t’u largohen, ndërsa policët i vihen nga pas, duke i ndaluar te vizat e bardha në rrugë.
Ndërkohë në një moment, një vajzë e re i drejtohet duke folur polices dhe kjo e fundit e godet me shpullë.
Nuk dihet me detaje se çfarë është debatuar mes qytetarëve dhe policëve dhe as pse efektivja goditi të renë.