HomeAktualitetEMRAT/Riorganizimi i LDG Shkodër, zgjidhen katër drejtueset

EMRAT/Riorganizimi i LDG Shkodër, zgjidhen katër drejtueset

spot_img

Nga Albana Vokshi

Përfundon procesi i riorganizimit të LDG Shkodër. Me shumicë votash zgjidhen:znj. Endriona Deda, znj. Imelda Kraja, znj. Helga Sallaku dhe znj. Majlinda Sekja
Endriona Cengu Deda, Kryetare LDG ZAZ 2 ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, dega Psikologji, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ka mbaruar studimet Master në Fakultetin e Shkencave Sociale,dega “Orientim Profesional në Psikologji” Universiteti i Tiranës. Njohëse e mirë e gjuhës Angleze.
Pjesëmarrëse dhe Koordinatere në Organizata të ndryshme jofitimprurëse.
Pjesëmarrëse aktive në protestat e organizuar nga Partia Demokratike.
Imelda Aga Kraja, Kryetare LDG ZAZ3 ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega Psikologji, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ka ushtruar profesionin fillimisht në Shoqatën “Hope for the Future” më pas Specialiste pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale dhe Shëndetit Publik Bashkia Shkodër. Aktualisht trainere projekti pranë organizatës QKNjAK.
Anëtare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Dega Shkodër që nga vitin 2004.
Kryetare seksioni 301 që nga viti 2013 deri në vitin 2019. Komisionere, numëruese, pjesë e shtabeve elektorale në të gjitha votimet e zhvilluara në Shkodër. Pjesëmarrëse në të gjitha protestat e organizuara nga Partia Demokratike si lokale ashtu dhe kombëtare. Pjese e Stafit Organizativ në të gjithat takimet/evenimentet të organizuar nga Partia Demokratike Dega Shkodër.
Helga Sallaku

, Kryetare e LDG ZAZ4, ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Informatikë, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Zotëron titullin Master i Shkencave në drejtimin “Sisteme Informacioni – Informatikë”, studime të përfunduara në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Univeristetit të Tiranës.

Prej 13 vitesh ka qenë drejtuese e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Bashkinë Shkodër, periudhë e cila ka shënuar një rritje profesionale në nivelin e ekspertes së qeverisjes vendore dhe qeverisjes elektronike.
Helga ka eksperiencë të gjatë në fushën e mësimdhënies, në fushën e hartimit dhe menaxhimit të programeve të studimit profesionale në nivel parauniversitar dhe universitar.
Aktualisht është Pedagoge në Deparatmentin e Matematikës dhe Informatikës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Është anëtare e Partisë Demokratike që prej vitit 2003. Pjesëmarrëse aktive në FRPD Shkodër, në grupe pune, në stafet teknike, në shtabet drejtuese të fushatave zgjedhore si dhe në komisionet zgjedhore në zgjedhjet vendore dhe qendrore ndër vite.
Majlinda Sekja

, Kryetare LDG ZAZ5, ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Pyjore, dega “Inxhinier i përpunimit të drurit” pranë Universitetit Bujqësor, Tiranë , ‘’Master Shkencor ‘’ në Shkencat Pyjore në drejtimin ‘’Teknologjia e Drurit ‘’, pranë Universitetit Bujqësor Tiranë dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër.

Që nga viti 1998 mësuese pranë shkollës së mesme teknike pyjore “Kolë Margjini” Shkodër.
Pjesëmarrëse në protestat e dhjetorit 1990, si studente asaj kohe.
Është anëtare e Partisë Demokratike që nga 16.5.2014. Pjesëmarrëse aktive në të gjitha organizimet, fushatat dhe protestat e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kordinatore digjitale LDG-së Shkodër.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular