HomeAktualitetVirusi u mori anëtarin, muzikantët në lot: Do të na mungosh Qazoo

Virusi u mori anëtarin, muzikantët në lot: Do të na mungosh Qazoo

spot_img

Koronavirusi i mori jetën muzikantit Qazim Berisha. Vetëm 35-vjeç, ai u infektua në një nga lokalet ku punonte dhe përfundoi në spital ku nuk mundi që të mbijetonte duke humbur luftën me sëmundjen.

Miqtë të trishtuar për largimin e parakohshëm nga jeta të Qazimit, i shprehin ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Grupi ‘Muzikë Dardha’ në një postim në Facebook të prekur, shkruajnë se 35-vjeçari ishte pjesë e tyre për 2 vite si organist.

‘Shpirti në Dirten e Qiellit Qazim! Sot morem lajm të hidhur se Organisti ynë që bashkpunoj me ne për rreth 2 vite Qazim Tirona paska ndrruar jetë, në emer të stafit ne i shprehum ngushllime familjes, shokëve e dashamirve! Do të na mungosh Qazoo’ mbyllet postimi.

Qazim Berisha ndërroi jetë në spitalin COVID-2 në Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular