HomeKryesoreZgjedhjet e 25 prillit/Rezultati në Durrës, Paloka i bindur per suksesin: Ja...

Zgjedhjet e 25 prillit/Rezultati në Durrës, Paloka i bindur per suksesin: Ja sa mandate fitojmë

spot_img

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i kësaj force politike në qarkun e Durrësit, Edi Paloka, në një intervistë për gazetarin Arnold Kariqi në Ora News, ka komentuar aktualitetin politik në vend, programin e selisë blu dhe ecurinë e takimeve në terren me qytetarët.

Sipas Palokës, në zgjedhjet parlamentare të 2017, në qarkun e Durrësit, ku PS mori 8 mandate, PD 4 dhe LSI 2, nuk kishte asnjë element të një procesi normal zgjedhor.

Edi PalokaNë 2017-ën është e vërtetë që patëm një rezultat jo atë që prisnim. Por nga ana tjetër, 2017-a, unë e kam thënë gjithmonë, nuk ka asnjë element të një procesi normal zgjedhor. Pa diskutuar për dosjet e famshme që tashmë janë bërë të njohura botërisht. Por edhe pjesë të tjera të elementit të procesit zgjedhor ishin inekzistente. Vetë ne, për të qenë i sinqertë, ishim gati gati jashtë loje për shumë arsye. Ju e mbani mend ne na mbetën vetëm tre javë për fushatë se sa dolëm nga çadra pas të famshmes marrëveshje me Ramën. Pra, ishin shumë faktorë që sollën atë rezultat për Partinë Demokratike. Nuk është rezultat real. Madje edhe në shifra po ti hysh rezulton se nuk është rezultati real ai. Sepse PS ka marrë në atë kohë, me të gjitha këto, manipulime, me gjithçka bëri, ka marrë 73 mijë vota nga 150 mijë votues. Me aritmetikë të thjeshtë i bie, 150 mijë votues, duhet të merrte 7 mandate. Madje më poshtë se 7 mandate. Ndërkohë mori 8 mandate. Pra është ajo çarja e opozitës në atë kohë, partitë që garuan veç e veç. Me vota, as ato mandate nuk i ka marrë.

Sa i përket pritshmërive për zgjedhjet e 25 Prillit në qarkun e dytë më të madh të vendit, Paloka u shpreh i bindur se, minimalisht Opozita e Bashkuar fiton 8 mandate.

Edi Paloka: Ka një mllef ndaj kësaj qeverie në 80% të shqiptarëve, gjë që reflektohet edhe në qarkun e Durrësit, ndërkohë kemi një Ramë të lodhur, të vjetër, të plakur që në 8 vite vetëm ka mashtruar dhe ka vjedhur. Nuk ka bërë asgjë tjetër. Dhe përballë një opozitë që vjen pas një 8 vjeçari vërtetë të vështirë por që ka bërë jo vetëm detyrën e saj si opozitë por sot vjen si një e vetme, e bashkuar, në koalicion me të gjitha partitë që kanë një farë peshe në elektorat. Në këto kushte, nuk ka aritmetikë që ta nxjerrë rezultatin më poshtë se 8 me 6 për Opozitën, minimalisht. Pra, minimalisht, ne si opozitë pretendojmë të marrim 8 mandate. Dhe çdo logjikë, çdo formulë, edhe aritmetike këtë e jep në tryezë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular