Ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64 vjeçare gazetari i njohur shqiptar nga Kosova Bedri Sadiku.
Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët e tij.
Bedri Sadiku lindi në Preshevë, ndërsa studimet i kreu në Fakultetin Filologjik në Shkup dhe studimet master në Zagreb te Kroacisë.
Vitet e fundit deri sa vdiq, ai ishte gazetar i të përditshmës ‘Rilindja’.
Ai ishte njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni.
Evidentoi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, madje disa herë u ndalua dhe arrestua nga policia.
Bedriu la pas bashkëshorten, dy djem dhe dy vajza.








