HomeAktualitetGjobitet me 50 milionë edhe Blendi Klosi

Gjobitet me 50 milionë edhe Blendi Klosi

Advertismentspot_img

Prej dy ditësh policia ka vepruar me “dorë të hekurt”, duke mos toleruar askënd që shkel masat antiCOVID.

Pas gjobës së vendosur dje nga ish-deputetit të LSI, Endrit Brahimllari, radhën për t’u gjobitur e kanë ministrat e Ramës. Mësohet se Blendi Klosi është gjobitur me 5 milione lekë te reja, pasi ka thyer masat anti-covid, psai ka organizuar një aktivitet politik në Berat duke grumbulluar shumë persona, në kundërshtim me ligjin.

“Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin B. K., përfaqësues i një subjekti politik, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19””, njofton policia.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. H., pronari i subjektit, pasi ka lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në subjektin në pronësi të tij, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular