HomeAktualitetShërohet nga Covid-i mjeku Pëllumb Pipero: Dola negativ, jam në Shqipëri

Shërohet nga Covid-i mjeku Pëllumb Pipero: Dola negativ, jam në Shqipëri

Advertismentspot_img

Mjeku Pëllumb Pipero është shëruar nga koronavirusi Covid-19.

Lajmin e ka dhënë vetë mjeku, i cili është shprehur se ka dalë negativ nga testi i fundit dhe se ndodhet në Shqipëri.

Mjeku shkruan në Facebook se ndodhet në Razëm, për një terapi ajri të pastër 3-4 ditore.

Reagimi i plotë i mjekut Pëllumb Pipero:

Te dashur miq!

Pas ditesh pritje, mjekimi ne kushte shtepie, kujdesi kolegesh, dhe interesimi e mbeshtetje pa fund nga miq, shoke, studente, qytetare, politikane, shtetare, dhe me dashurine dhe kujdesin e vecante te femijeve, bashkeshortes, e vecanerisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i ‘cliruar’ nga kthetrat e virusit, jam covid free, por ende me nevojen edhe per pak dite pushim e rikuperim, ndaj perkundrejt lajmit per klinika jashte vendit kam zgjedhur ajrin e paster te Razmes per 3-4 dite, dhe te Henen shpresoj te jem ne krah te kolegeve te mi te pa lodhur ne spitalin e semundjeve infektive!

Mirenjohje pa fund per te gjithe ju qe mu gjendet prane ndoshta ne nje nga betejat me te veshtira te jetes time.

Do kemi kohe te flasim me gjate, t’ju pergjigjemi shume pyetjeve qe lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos  te infektimit tim pas marjes se dozes se pare te vaksines, qe natyrisht nuk eshte rasti i vetem, raportohen e jane ne studim mjaft raste te tilla ne bote. Une jam nje prej atyre qe u infektova, ndryshe e pesova! Por sigursisht fale dozes se pare te vaksines, studimet e provojne, e kalova me lehte semundjen.

Ndaj ju keshilloj te gjithve, te infektuar e sheruar, te vaksinuar apo ne proces vaksinimi, duhet ende shume kujdes, KUJDES, KUJDES, KUJDES, maska, distanca fizike dhe higjena jane dhe do te jene te domosdoshme deri ne fund te kesaj pandemie!

Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet KUJDES!

Ju kam ne zemer!

Mirenjohje pa fund!

Pellumb Pipero

Image

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular