HomeKronikePogradec, shpërthen tritoli në oborrin e shtëpisë në mes të natës

Pogradec, shpërthen tritoli në oborrin e shtëpisë në mes të natës

spot_img

Një familje në fshatin Starovë të Pogradecit është ngritur e tmerruar në mes të natës nga shpërthimi i tritolit në oborr.

Ka qënë familja e Petrit Çekiçit, 53-vjeçarit që banon në këtë fshat, që në orën 3 e gjysëm të natës ka dëgjuar zhurmën dhe ka dalë jashtë, fatmirësisht e palënduar.

Policia tha se shpërthimi nuk ka shkaktuar as dëme materiale.

Nuk dihet ende pse është hedhur kjo sasi e vogël  eksplozivi në këtë familje, që deri tani duket se ka qenë vetëm një paralajmërim.

“Më datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në fshatin Starovë, Pogradec, në oborrin e banesës së shtetasit Petrit Çekiçi, 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshime janë ngritur në dy pista: konfliktet e djemve të familjes dhe një hakmarrje për vrasjen e kryer nga nipi i  Çekiçit në vitin 2014. Megjithatë, hetimet vazhdojnë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular