Në këtë ditë sfiduese për njerëzimin, ku të gjithë janë të detyryar të ruajnë shëndetin duke mos iu bashkuar festave apo hidhërimeve familjare, moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka marrë një lajm të trishtë.
Arbana ka humbur gjyshin, lajm të cilin e ka ndarë me të gjithë në rrjete sociale, por arsyet e kësaj humbjeje nuk dihen.
Osmani ka publikuar në Instastory një foto të sajën me gjyshin dhe gjyshen, duke gatuar në ambient të jashtëm. Krahas fotos Arbana shkruan: “Ma puth fort nanën o gjysh, ah sa do më marrë malli për ju”.