HomeAktualitetÇështja e detit, Aulon Kalaja: Në Hagë shkojmë si cjapi tek kasapi

Çështja e detit, Aulon Kalaja: Në Hagë shkojmë si cjapi tek kasapi

spot_img

Presidenti Meta ka pritur në takim, shoqërinë civile ku diskutimet kanë qenë për çështjen e detit, negociatat dhe Gjyqi në Hagë.

I ftuar në studion e Ora News ka qenë aktivisti i njohur Aulon Kalaja, i cili kishte marrë pjesë në takimin me presidentin Meta.

Aulon Kalaja: Marrëveshja e detit me Greqinë është në dëm të Shqipërisë me Ramën. Deklarata se Greqia ka të drejtën e zgjerimit është e paprecedentë.

Presidenti i Republikës dhe Ministria e Jashtme nuk komunikojnë, nga ana e Presidentit është kërkuar dicka e tillë po nuk ka marrë përgjigje.

Duam një marrëveshje reciproke. Ligji i Greqisë është bërë i dakortësuar nga kryeministri Rama, duhet parë me kujdes çdo lëvizje e tij.

Ne do shkojmë në Hagë si “cjapi te kasapi” sepse Kryeministri Rama po ndjek një axhendë personale. Po i mban shqiptarët dhe median pa informacion rreth çështjes së detit.

Presidenti Grek është i qetë. Parlamenti Grek e duartrokiti fjalën e kryeministrit të tyre kur tha se Greqia do zgjerohet.

Skenari është se Greqia mund ta fitojë çështjen. Pas largimit të Bushatit nga detyra, ndërmjet ministrisë së jashtme dhe presidencës nuk ka pasur asnjë shkëmbim informacionesh. 

Kujtojmë se çështja e detit midis Shqipërisë dhe Greqisë, ka shkuar në Hagë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular