HomeAktualitetKreshnik Çollaku: Zgjedhjet e 25 prillit, një kryqëzim ku ndahen fatet e...

Kreshnik Çollaku: Zgjedhjet e 25 prillit, një kryqëzim ku ndahen fatet e rrugës së Shqipërisë

Advertismentspot_img

Në një intervistë për Ora News, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka komentuar aktualitetin politik në vend, fushatën elektorale dhe zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Sipas tij, zgjedhjet janë jetike sa i përket integrimit europian të vendit, ndërsa shtoi se programi i PD është i realizueshëm dhe se selia blu ka vullnetin për të mos e lënë thjesht në letër.

Kreshnik Çollaku: Këto zgjedhje të 25 prillit nuk është një moment rutine në zhvillimin politik në Shqipëri dhe sidomos përsa i përket procesit të  integrimit. Nuk është zgjedhja e radhës. Është një kryqëzim jashtëzakonisht i rëndësishëm, një kryqëzim ku ndahen fatet e rrugës së Shqipërisë, nëse do të zhvillojë rrugën drejt integrimi eruopian, që është prioritet strategjik i shqiptarëve prej 30 vitesh. Apo do të ketë degëzime të tjera përsa i përket eksperiencave aventuriere totalisht të panjohura dhe të pambështetura.

Janë jetike këto zgjedhje për këtë proces, procesi i integrimit europian në Shqipëri, prej 8 vitesh ka ngelje në vend. Mund të argumentojmë gjatë se përse. Paaftësia e këtyre që qeverisin, mungesë vullneti për të ecur në rrugën drejt BR. Mund të jenë edhe të kombinuara me njëra-tjetrën bashkë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular