Nga Bujar Leskaj
Zhvillova takime të veçanta me të rinj të Grupit Rinor Universitar Demokrat.
Rinia është një prej shtyllave kryesore të Partisë Demokratike dhe një potencial i jashtëzakonshëm që kërkon ndryshimin. Kreativiteti, intelekti, vullneti i saj do të jetë garanci për fitoren.
Premtimet e pambajtura dhe detyrimet e papërmbushura kanë sjellë si pasojë largimin e rinisë.
Dhe largimi i të rinjve sot nuk është një largim normal, siç ndodh në të gjitha vendet e botës; është një largim masiv, një hemoragji në trup e në shpirt të Shqipërisë.
U përcolla të rinjve të GRUD mesazhin se synimi i parë dhe kryesor i Lulzim Bashës, kryeministrit të ardhshëm, do të jetë punësimi, e në veçanti punësimi i rinisë.
Qeveria aktuale dështoi:
– në funksionimin e Portalit Rinia.al, i cili edhe pse u parashikua me fondin përkatës nuk u realizua.
– Nuk realizoi Paktin për Universitetin, as Vettingun në universitete.
Programi i PD parashikon:
– Përgjysmimin e tarifave universitare për të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë në muaj
– 10.000 praktika të paguara pune në muaj
– 5000 bursa sociale.
– Ndihma për sipërmarrësit e rinj.
– Krijimin e 4 inkubatorëve për inovacionin.
Me Partinë Demokratike, rinia do të jetë aktive në politikë e vendimmarrje!
Bashkë me rininë në 25 prill do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë!
#Riniafiton💪💪💪💪💪
#Shqiperiafiton🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
#Vlorafiton✌✌✌✌✌