HomeAktualitetShemsi Prençi jep dorëheqjen si këshilltar i Presidentit. Reagimi i Metës

Shemsi Prençi jep dorëheqjen si këshilltar i Presidentit. Reagimi i Metës

spot_img

Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, i presidentit Meta, Shemsi Prençi, ka dhënë sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë.

Lajmin e ka bërë me dije në facebook Kreu i Shtetit pas takimit me të.

Meta sqaron se largimi vjen për shkak të angazhimeve të tij të reja për të ardhmen.

“Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular