Nga Albina Deda
Historia jo pak na ka penalizuar si popull e komb.
Per shekuj te pushtuar, te ndare e te vrare.
Armiq te shumte e fatkeqesisht armiqte e perbetuar ne kufijte nacional na kane qelluar.
Por armiku qe mbahet mend jo aq per arsye konotacioni por per egersine e tij per ne shqiptaret eshte komunizmi.
Kjo fare e degraduar gjenetike qe okupoi trojet tona sundoi me dhune e egersi por fatkeqesia qendron ne realitetin tone fatkeq se mbetjet e klonet e saj po tentojne te na sundojne akoma ne shekullin e ri!
Ky eshte paradoks qe ka pushtuar jo vetem jeten shqiptare sot,
por eshte premise deri ne precedent per ardhmerine tone mot!
Asnje kombi te qyteteruar nuk mund ti ndodhte ajo qe na ndodhi ne.
Pinjollet e atyre qe na mashtruan me luge floriri dhe na cuan ne triska e tollona kurre nuk e bien prosperitetin.
Pasardhesit biologjike te atyre qe premtuan demokraci dhe implementuan diktature, vrasje, lufte klasash e tirani nuk imagjinohej se do instaloheshin klike etatiste ne shekullin e ri.
Ata qe eshtrat e Fishtes i hodhen ne det e familjen e Shenjtes Tereze i murosen ne bodrume e martiret e kishes i mbyten ne burgjet e mallkueme nuk duhet as te shiheshin sot me sy…!
Tabloja e mejtimit tim nuk eshte fantazi por realitet i dhimbshem kudo ne kete vend qe i thone Shqiperi!
Por ku eshte dhimbja aty mbin dhe shpresa.
E ky kombi yne ka deshmuar se bash atehere kur thika i ka preke palcen ka reaguar idhshem si Ante.
A nuk ishte Kastrioti, Ismail Qemali e Boletini, Sali Berisha e Azem Hajdari te cilet ne kohe te ndryshme por me vullnet te njejte u perballen me pushtuesit dhe rizgjuan shpresen?
E tani qe paradoksi i marre i fares se perçudnuar te klonit te mallkuar u rikthye nuk ka me dileme.
Jo vetem kaq por pritet rizgjim me vullnet pa kthim.
Ky regjim hajnash pa skrupuj, jo vetem te pajisur me ADN-ne e te pareve por me inercine e dhunes nuk njeh as norma humane as rregulla demokratike.
Mitomane te pandreqshem, me paranojen e mitomanine qe ju dikton zullumi duket se nuk kane te ndalur.
Hipur ne kalin e propagandes qe ushqehet majmerisht nga tagjia e korrupsionit ata mendojne te krijojne superrracen por gabohen.
Jane veçse kloni i degraduar qe 25 Prilli pret per ti korrigjuar.
Kjo eshte beteje e forte, eshte perballja serioze me oligarkine montruoze!
Dhe perballe klonit te krimit, arrogances e mashtrimit nuk eshte vetem opozita e organizuar mire por gjithe Shqiptaret qe jetojne te pashprese!
Koheve e ngjarjeve te medha ju paraprijne projekte te medha.
Dhe kesaj pranvere te rizgjimit te demokracise e shpreses do i prije PD.
Jo me sllogane politike por me programe praktike e te realizueshme!
Ne kemi nje lidership te ri qe materializon ngjalljen e shpreses ne Shqiperi.
Ne kemi jo vetem tagrin por dhe obligimin te udhheqim pranveren blu se per ate aspirate u krijuam dhe nga ajo mbijetuam.
Ky dimer do te jete i fundit qe imponoi kloni neveri i oligarkise.
Po troket pranvera blu qe do ti dhuroje pushtetin qytetarit te Shqiperise.
Kjo nuk eshte vetem zgjedhje politike por se pari emergjence jetike.
Ti bashkohemi korit pranveror-blu te lirise, ti bashkohemi Partise Demokratike!
Comment
Share