HomeKronikeDETAJE/ E frikshme në Krujë, të maskuar dhe të armatosur dhunojnë të...

DETAJE/ E frikshme në Krujë, të maskuar dhe të armatosur dhunojnë të riun në lokal

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në një lokal në Krujë. Syri Televizion ka siguruar videon e dhunës barbare që katër persona të maskuar dhe me armë kanë ushtruar ndaj një të riu. Sipas burimeve të Syri Tv, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë stacionit të policisë në Krujë. Katër persona të maskuar dhe me armë, kanë hyrë në një lokal.

Nën kërcënimin e armëve ata u kanë kërkuar fillimisht klientëve të lokalit të mos lëvizin, dhe më pas kanë tërhequr një të ri në mesin e lokalit duke e rrahur barbarisht me shkop. Pasi e kanë qëlluar disa herë dhe kërcënuar të riun në sy të klientëve, personat e maskuar janë larguar nga lokali

Për këtë ngjarje, e cila nga pamje duket më shumë se e frikshme, ende nuk ka asnjë reagim nga policia e Krujës. Ndërkohë i riu i dhunuar mësohet se ka marrë mjekim në spital, pasi ka pasur lëndime të shumta në trup.

Pamjet:

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular