Një 27-vjeçar në Laprakë ka dhunuar bashkëshorten dhe ka plagosur kunatin. Sipas “Balkanweb”, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku pas një konflikti në familje Petrit Avdillari 27 vjeç ka qëlluar me thikë 3 herë kunatin e tij Denis Ziu 29 vjeç.
Dhunë fizike dhe psikologjike ka përjetuar edhe bashkëshortja e Petrit Avdillarit, e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje. Policia po punon për arrestimin e 27-vjeçarit.