Tre infermieret dhe sanitarja që u arrestuan si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit, pasi akuzohen se merrnin ryshfet për t’u kujdesur për pacientët me COVID në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë bërë ankim në Gjykatën e Apelit.
Burime bëjnë me dije për “ABC” se Mira Bushi, Sheqerie Koci, Sidorela Cela dhe sanitarja Rukije Hoxhaj kërkojnë ndryshim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që i la në arrest me burg për 45 ditë, duke i lënë kohë prokurorisë të sigurojë prova të reja.
Seanca për shqyrtimin e kërkesës së tyre do të mbahet në datë 23 Shkurt.